AKTUALITET /

Ish-presidenti, Bamir Topi paraqitet në SPAK, pyetet për "21 janarin"

Shkruar nga Versus

Ish-presidenti, Bamir Topi paraqitet në SPAK, pyetet për "21

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme. Fillimisht ngatërroi hyrjen duke u futur nga dera e Gjykatës së Posaçme, por më pas është korrigjuar.

Burime bëjnë me dije se thirrja e ish-kreut të shtetit lidhet me ngjarjen e 21 janarit 2011, ditën kur u vranë në shesh 4 protestuesit e Partisë Socialiste asokohe në opozitë.



Topi do të japë dëshmi mbi dijenitë që ka lidhur me ngjarjen duke qenë se asokohe mbante postin e presidentit. Versus.al

Poll