Lezhë- Ish-zëvendës kryeministri italian Matteo Renzi inspektoi sot kampin e Gjadrit, strukturën e ngritur për të pritur emigrantët e paligjshëm afrikanë e aziatikë që kapen në brigjet e Italisë.
Renzi pati kritika për koston që Italia ka patur nga ndërtimi i kësaj qendre duke argumentuar se në Itali mund të ishin ndërtuar qindra të tilla me kosto më të ulët sesa 1 miliardë euro që kushtoi faktikisht.
Sipas tij, qendra duhet t’i jepet Shqipërisë dhe aty të transferohen të dënuarit shqiptarë në burgjet italiane.
“Me kaq para në Itali, bëhen qindra qendra të tilla. Përse nuk u ndërtua kjo strukturë në Itali? Këto kampe janë vetëm një propagandë e Melonit. Unë shoh çështjet e buxhetit, këtu Itali humbi 1 miliardë euro. Nuk janë para të partive, por të qytetarëve. Kjo qendër nuk ka për të funksionuar, le t’i jepet Shqipërisë për të sjellë këtu të burgosurit shqiptarë të dënuar në Itali”- tha Renzi.
Vizita e ish-numrit dy të qeverisë italiane, vjen pasi gjykata i dha të drejtë qeverisë italiane për të vijuar me planin për dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në këtë qendër, ndërkohë që u trajtohet kërkesa që kanë bërë në Itali për azil. Versus.al








