AKTUALITET /

'Ishalla i kanë gjujt të zitë, mos të mbetet nga ne', Talo Çela mendonte se Muratajn e vrau një nga grupi i vet gjatë grabitjes së Rinasit

Në bisedat që Talo Çela ka bërë me anëtarin e grupit të Çopajve, Mikael Qosen, kishte dyshime se njëri prej vëllezërve Çala mund ta kishte ekzekutuar gabimisht Admir Muratin gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Shkruar nga Versus
'Ishalla i kanë gjujt të zitë, mos të mbetet nga
Admir Murataj (i ekzekutuar në grabitjen e Rinasit), Talo Çela (i shumëkërkuari për dosjen 'Plumbi i artë')

Grabitja e 3.4 milionë eurove në Rinas e ndodhur në 9 prill të vitit 2019, la pas shumë pikëpyetje edhe për vrasjen e njërit prej autorëve, Admir Muratajn për të cilin në njoftimin e publikuar nga policia thuhej se është ekzekutuar gjatë shkëmbimit me armë zjarri me forcat RENEA. Dhe në këtë ngjarje, kreu i grupit të Çopajve, Franc Çopja e këshillon Talo Çelën se çfarë të thotë në intervistën me gazetarin e emisionit “Uniko”.

Ndërsa komunikimet që i shumëkërkuari Talo Çela ka pasur me anëtarin e grupit të Çopajve, Mikael Qosen, i shkruan këtij të fundit se kishte dyshime se njëri prej anëtarëve të grupit mund të ketë vrarë Admir Muratajn.

Në bisedë, Talo Çela shkruan se vrasja ka ndodhur në distancë të afërt dhe se ka dyshime se vrasja mund të jetë bërë nga njëri prej vëllezërve Çala, konkretisht Eldi Çela të cilit i referohet si greku i vogël. Për të mbështetur dyshimin e tij Talo Çela shkruan më tej se pas ngjarjes, Eldi Çala nuk pranonte të takonte djalin e Admir Muratajt të cilit i referohet si “daja”.

''Po kam frikë tjetër unë se gjithmonë  s’ka provë por kam hallin mos e ka vrarë dajën gabimisht një nga këto, si greku i vogël për shembull që nuk e takon vëllain e dajës. Pse nuk e takonte ai? S’ka gjë të keqe, edhe gabimisht, por robi e takon. Dosja mbahet sekret dhe shpërthen në gjyqe ekspertiza në dajën dhe mbase del distancë e afërt 2 deri në 4 metra distancë gabimisht nga kallashi. I bie se të zitë kanë pasur armë berreta automatike kanë gjuajtur nga mbi 50 metra largësi dhe nuk mund ta shponte plumbi kokën tej më tej. Por tani ishalla i kanë gjujt të zitë, mos të ngeli nga ana jonë. Se vëllai i tij thonte është vrarë gabimisht nga shokët, kjo është gjë e keqe për të gjithë ne pastaj”- i shkruan Talo Çela Mikael Qoses në “Sky ecc”.

Më pas Mikael Qosja i shkruan Çelës se për të nuk ka pamje filmike, as prova e as gjak. Talo Çela shprehet i shqetësuar se mund të jetë filmuar në ndonjë kafe të zonës pranë Rinasit kur është takuar me Admir Muratajn (personin e vrarë gjatë kohës që grabitësit ia mbathnin pas grabitjes së Rinasit).

Në 4 mars të vitit 2021, Mikael Qosja i shkruan Talo Çelës të cilin e informon duke i thënë se “problemin e Rinasit mund ta mbaroj pas zgjedhjeve”. Gjithashtu Mikael Qosja i ka treguar Talo Çelës se e ëma e vëllezërve Çala, të dy të arrestuar për grabitjen e Rinasit, i ka marrë 5 mijë euro dhe po i kërkon 5 mijë të tjera.  Në vijim, Talo Çela i drejtohet Mikael Qoses në mesazhet me këtë përmbajtje “Po se kuptoj çfarë do bëjnë ato, i mykën lekët. Na çanë trapin ato”. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: