AKTUALITET /

Ishte zhdukur që prej dhjetorit, i riu në Durrës gjendet i pajetë në banesën e braktisur (EMRI)

Shkruar nga Versus

Ishte zhdukur që prej dhjetorit, i riu në Durrës gjendet i

Durrës- Një 36 vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.17, brenda një banese të braktisur që njihet nga banorët si “shtëpia e baterive”.

Bëhet fjalë për Flogert Konin, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së lëndëve narkotike.

Familjarët e kishin raportuar zhdukjen e të riut që në 27 dhjetor të vitit të kaluar. Ende nuk është përcaktuar se kur ka ndërruar jetë. Versus.al

Poll