
Një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën disa ditë më parë në Itali, pasi pësoi infarkt teksa notonte në ujërat e Gjirit të Poetëve.
Ngjarja ndodhi në zonën e Cadimare-s dhe viktima është identifikuar si Ambler Xhoeçuka, i cili do të festonte 23-vjetorin pas vetëm pak javësh.
Sipas mediave italiane, i riu kishte vendosur të notonte për herë të parë në këtë sezon turistik. Ai la rrobat pranë bregut dhe u hodh në det, por vetëm pak minuta më vonë pësoi një kolaps brenda në ujë.
Ishte një grua që po kalonte pranë zonës ajo që vuri re trupin e pajetë duke lundruar rreth 50 metra larg bregut dhe ngriti menjëherë alarmin, me dy të rinj që u hodhën menjëherë në ujë pa hezituar dhe arritën ta nxirrnin të riun në breg.

