Ngjarje e rëndë në Vlorë, ku një i moshuar italian i ka dhënë fund jetës.
Burime nga policia thanë se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 minuta.
Sipas të dhënave paraprake nga policia, dyshohet se italiani i moshës 87-vjeç, në kushte të rënda psikologjike është vetëhedhur nga lartësia.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, në lagjen “Pavarësia 3”, Vlorë, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike është vetëhedhur nga kati i nëntë i banesës së tij, shtetasi italian L.B., 87 vjeç (person paraplegjik), i cili si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.








