
Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA-së, pas qëndrimit një ditor në Vlorë u shfaq ditën e sotme në Tiranë, në makinën që përdoret nga ambasadori amerikan.
Mbrëmjen e djeshme vajza e Donald Trump dhe kryeministri Edi Rama konsuamuan kafe në zonën e Ujit të Ftohtë dhe më pas darkuan në një restorant në Orikum.
Mes tyre, ishin të pranishëm gjashtëdhjetë arkitekt që diskutuan deri në orën 23:00 të mbrëmjes, në lidhje me projektet turistike në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec./Versus.al

