AKTUALITET /

"S'ka gjë më ordinere, je çmendur", sherr në KLP mes kryetares Bogdani dhe anëtarit Sokol Stojani (Audio)

Shkruar nga Versus

"S'ka gjë më ordinere, je çmendur", sherr

Gjatë mbledhjes së mbajtur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, anëtarët e institucionit u përfshinë në debate të ashpra me njëri-tjetrin. Protagonistë të përplasjes kanë qenë kryetarja e KLP, Mirela Bogdani dhe anëtari Sokol Stojani.

Shkak për këtë debat ka qenë një vendim i marrë më 2 prill për hapjen e vendeve vakante në KLP drejt Kuvendit. Kryetarja kërkoi rikthimin e vendimit për shqyrtim, ndërsa kjo gjë u kundërshtua nga Stojani i cili pretendoi se Bogdani dhe anëtarë të tjerë të KLP nuk kanë formimin e duhur për institucionin që njihet ndryshe si ‘’qeveria’’ e prokurorëve të Shqipërisë.

Debati:

Stojani: S’ka gjë më ordinere se kjo. Ky është një problem konceptual.

Bogdani: Unë e rikthej për diskutim.

Stojani: Po nuk rrëzohet një diskutim, moj!

Bogdani: Unë kështu e gjykova. Kush je ti që më tregon mua?

Stojani: Po kush je ti, moj?

Bogdani: Po mbase jam çmendur unë.

Stojani: Po je çmendur, moj, je çmendur. Versus.al

Poll