AKTUALITET /

Izraeliti kapet në Rinas me 194 mijë euro ‘cash’ të padeklaruara

Shkruar nga Versus
Izraeliti kapet në Rinas me 194 mijë euro ‘cash’ të
Shuma e parave të sekuestruara

Tiranë- Një 45 vjeçar izraelit është ndaluar në aeroportin e Rinasit pasi u kap me 194 mijë euro të padeklaruara.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë, izraelitit i cili po tentonte të dilte nga Shqipëria, u kap me 194 mijë euro të cilat nuk i kishte deklaruar.

Për pasojë, shuma e parave është sekuestruar, ndërsa ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 45 vjeçarin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll