Ndryshimet që u bënë në ligjin e Urdhrit të mjekëve nëpërmjet një akti normativ ku ndër të tjera parashikon kufizimin e mjekëve te të punojnë në spitalet publike dhe ato private, kundërshtohet fort nga Urdhri i mjekëve
Zëvendëspresdienti i Urdhrit të Mjekut, Dritan Trepçe shpjegon se marrëdhënia e punësimit të mjekëve duhet rregulluar me kod pune apo me ligjin e kujdesit shëndetësor. Trepçe thotë se për këto ndryshime janë vënë në dijeni vetëm pas botimit në fletoren zyrtare dhe se urdhri i mjekut nga një ent i pavarur tanimë kalon në varësi të ministrisë së shëndetësisë.
“Një mjek që kapet i hiqet licenca për 5 vjet. Mjeku del në komision disipline. Ne nuk jemi ent ndëshkues por edukues. Punësimi i mjekëve rregullohet me kod pune. Kemi kaluar si një shtojcë apo departament i ministrisë së Shëndetësisë”, tha ai.
Së shpejti pritet të mblidhet Asambleja Kombëtare e Urdhrit për të dalë më një qëndrim zyrtar kundër aktit normativ që u miratua në mbledhjen e fundit të qeverisë në 1 gusht.







