Petrit Qoli, nën akuzë për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe i përfshirë në dosjen "Plumbi i Artë", ka hedhur akuza te forta ndaj të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Ky i fundit nuk u paraqit në seancë për arsye shëndetesore.
Nga qelia e xhamit Qoli ka treguar se ndihet i lumtur për SPAK dhe GJKKO, por nga ana tjetër thotë se po detyrohet të bëhet vrasës si Nuredin Dumani.
Petrit Qoli: Si çdo shqiptar dhe ato te diasporës jam i lumtur për SPAK dhe GJKKO. Dumani si vrasës me pagesë shijon jetën jashte sallës dhe ne baltosemi. Ai do do Coca Cola palestër dhe femra.
Jam dobësuar 40 kg, jemi ne burg kot. Jam 25 vite besimtar prokuroria dhe gjykata mund te ma heqin balten.Kam frike se do vdes nga veremi jo nga burgu. Ai është mongol leshator, do bëhemi si Nuredini do vrasim 5-6 vete dhe 5 mln euro të groposura dalim dhe marrim statusin.
Gjykata pezulloi afatin e paraburgimit për të gjithë të akuzuarit deri në seancën e radhës, në datë 4 mars. Të martën u zhvillua një seancë maratonë në GJKKO ku vrasësi me pagesë Nuredin Dumani vijoi me dëshmitë e tij që implikonin të arrestuarit e tjerë në kuadër të operacionit "Plumbi i Artë të zhvilluar në maj të vitit 2022. Në dëshminë e tij ai ka rrëfyer sesi ka bashkëpunuar për të kryer vrasje të ndryshme. Ndërsa pretendoi se Suel Çela dhe Gentian Sharra kanë arritur t'i çojnë fjalë në burg se i ofrojnë qindra mijëra euro në këmbim të ndryshimit të dëshmisë. Versus.al







