AKTUALITET /

Kamioni përplas 12 makina, 11 të plagosur në Prishtinë

Shkruar nga Versus

Kamioni përplas 12 makina, 11 të plagosur në Prishtinë

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prishtinë, ku një kamion ka humbur drejtimin dhe është përplasur me 12 makina, duke lënë të plagosur 11 veta.

Sipas zëdhënëses së Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, aksidenti ka ndodhur në afërsi të Veternikut.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhë një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 12 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona”, ka deklaruar Ahmeti.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: