AKTUALITET /

Kapen 300 kg eksploziv, ishin kamufluar mes pajisjeve të peshkimit

Dogana e Kosovës bë me dije se policia ka ndaluar një mjet tip ‘furgon’ për kontroll, gjatë marrjes në pyetje, shoferi ka pretenduar se nuk kishte mallra të caktuar që duheshin deklaruar.

Shkruar nga Versus

Kapen 300 kg eksploziv, ishin kamufluar mes pajisjeve të peshkimit

Në pikën kufitare të Vërmicës janë zbuluar 300 kg eksploziv teksa hynin nga Shqipëria drejt Kosovës. Dogana e Kosovës bë me dije se policia ka ndaluar një mjet tip ‘furgon’ për kontroll, gjatë marrjes në pyetje, shoferi ka pretenduar se nuk kishte mallra të caktuar që duheshin deklaruar.

“Gjatë kontrollit është hasur në mallra të padeklaruara, përkatësisht mallra të ndaluara dhe të rrezikshme (eksploziv), të vendosura në thasë dhe pako, me peshë rreth 300 kilogramë, të cilat ishin fshehur në bagazhin e automjetit dhe të kamufluara me pajisje peshkimi”- thuhet në njoftimin e policisë.

Sasia e eksplozivit është sekuestruar, ndërsa ndaj shoferit kanë nisur hetimet për kundërvajtje doganore. Versus.al

Poll