
Tiranë- Një person është plagosur mbrëmjen e djeshme me armë zjarri në zonën e Institutit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20 në rrugën “Ramadan Çitaku”.
Mësohet Mariglen Jata, 40 vjeç është plagosur me pistoletë në këmbë. Për rrjedhojë është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia po punon për identifikimin dhe më pas kapjen e autorit të plagosjes. Versus.al
