
Tiranë- Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e 40 vjeçarit Mariglen Jata mbrëmë në zonën e Institutit.
Policia ka identifikuar autorin Fatmir Frroku dhe po punon për kapjen e tij. Burime bëjnë me dije se Frroku dhe Jata kishin qenë shokë më herët, por prej 3 muajsh nuk flisnin.
36 vjeçari ka qëlluar me pistoletë drejt Jatës apo ky i fundit është futur në një rrugicë. Dyshohet se ngjarja erdhi si pasojë e konflikteve banale mes tyre.
I plagosuri po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës ku paraqitet në gjendje të qëndrueshme. Versus.al

