AKTUALITET /

Komiteti i Helsinkit denoncon: Si u dhunua në Komisariat 14 vjeçari! Gjatë shoqërimit u shfaq me hematomë në sy

Megjithatë, prindërit e të miturit pretendojnë se gjatë kohës së qëndrimit në komisariat, djali i tyre është keqtrajtuar nga punonjësit e policisë, duke iu nënshtruar dhunës fizike dhe presionit psikologjik.

Shkruar nga Versus

Komiteti i Helsinkit denoncon: Si u dhunua në Komisariat 14 vjeçari!

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar me shqetësim pas publikimit të një rasti ku një i mitur dyshohet se është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga efektivë të Policisë së Shtetit, në ambientet e Komisariatit Nr. 1 në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur më 12 prill 2025, kur 14-vjeçari J.G., i lindur më 09.11.2010, u shoqërua nga policia rreth orës 18:40, nën dyshimin për prishje të qetësisë publike dhe hedhje të paligjshme të lëndëve piroteknike. Sipas dokumentacionit zyrtar, pas shoqërimit janë njoftuar prindërit e tij.

Megjithatë, prindërit e të miturit pretendojnë se gjatë kohës së qëndrimit në komisariat, djali i tyre është keqtrajtuar nga punonjësit e policisë, duke iu nënshtruar dhunës fizike dhe presionit psikologjik.

Komiteti i Helsinkit, pasi ka shqyrtuar dokumentacionin dhe ka ndjekur me vëmendje rastin, kërkon që organet kompetente të nisin një hetim të plotë, të paanshëm dhe të shpejtë për të verifikuar çdo shkelje të mundshme të të drejtave të të miturve.

“Respektimi i të drejtave të fëmijëve është një detyrim ligjor dhe moral, i garantuar nga Kushtetuta dhe nga instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut,” thekson Komiteti në deklaratën e tij zyrtare./Versus.al/

Komiteti i Helsinkit denoncon: Si u dhunua në Komisariat 14 vjeçari!

Tags:

polici dhune

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: