
Kryetarja e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Kjo është hera e dytë që Bufi shkon në organin e akuzës, ndërsa hera e parë ishte më 22 maj të vitit të kaluar.
Më herët PD, e ka kallëzuar Bufin në SPAK duke e akuzuar se ka kryer shkelje të rënda gjatë drejtimit të bashkisë, mes tyre edhe kërcënimin e punonjësve duke u kërkuar që të votonin për PS-në në zgjedhjet vendore apo të përgjithshme.
Nuk dihet ende se cila është arsyeja e paraqitjes së saj për herë të dytë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Versus.al







