
Nju Jorku, tashmë ka kryebashkiakun e parë mysliman, Zohran Mamdani i cili duket se ashtu si paraardhësi i tij Eric Adams, ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me komunitetin shqiptar në SHBA.
Së fundmi një foto e Mamdanit ku shfaqet duke bërë shqiponjën, është bërë virale në rrjet.
Ka qenë shqiptari i Erzen Gashi i cili ka postuar foton e shkrepur gjatë një takimi me përfaqësues të komunitetit dhe biznesmenëve shqiptarë në Nju Jork me Zohran Mamdanin para se ky i fundit të zgjidhej kryebashkiak i Nju Jorkut jashtë çdo lloj pritshmërie duke qenë se u sulmua edhe nga vetë presidenti i SHBA, Donald Trump. Versus.al

