Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Rrogozhinës nën akuzën e ushtrimit të protstitucionit në hotelin që kishin në pronësi.
Policia sekuestroi hotelin dhe një shumë parash që dyshohet se ishte përfituar nga veprimtaria e paligjshme e prostitucionit.
Në pranga kanë rënë 62 vjeçari F. H., dhe Sh. H., 55 vjeçari Sh. H.,, të dy banues në Rrogozhinë, për veprat penale "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Mbajtja e lokaleve për prostitucion", të kryera në bashkëpunim.
“Gjithashtu janë arrestuar edhe dy gra të identifikuara me inicialet Q. T., 39 vjeçe dhe D. M., 30 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale "Prostitucioni", njofton policia.








