AKTUALITET /

Lihen në burg Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri, autorët e dyshuar të vrasjes së Renis Dobrës

Pamjet filmike kanë dokumentuar momentin kur 55-vjeçari dhe tre vëllezërit Bushgjoka janë parë së bashku duke konsumuar kafe pranë një karburanti, vetëm pak orë para vrasjes.

Shkruar nga Versus
Lihen në burg Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri, autorët e
Vëllezërit Aleksandër dhe Kristi Bushgjoka (në kërkim), Fatjon Bushgjoka i arrestuar

Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin, të dyshuar si autorë të vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra.

Ndërkohë, për këtë ngjarje të rëndë janë shpallur në kërkim edhe dy vëllezërit e Fatjon Bushgjokës, Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka, të cilët dyshohet se janë larguar nga Shqipëria pas krimit.

Zbardhja e ngjarjes erdhi më 16 korrik, kur u ndaluan dy të dyshuarit e parë. Megjithëse deklaratat e tyre para hetuesve kanë qenë kontradiktore, janë pikërisht kamerat e sigurisë përgjatë aksit Burrel-Tiranë që kanë ndihmuar në identifikimin e tyre.

Pamjet filmike kanë dokumentuar momentin kur 55-vjeçari dhe tre vëllezërit Bushgjoka janë parë së bashku duke konsumuar kafe pranë një karburanti, vetëm pak orë para vrasjes.

Pas këtij takimi, katër personat e dyshuar kanë udhëtuar me dy automjete — një “Range Rover” të zi dhe një “Hyundai Santa Fe” — nga Burreli drejt fshatit Zenisht, ku ndodhi krimi.

Poll