AKTUALITET /

Marrëveshja me Italinë/ Nesër zbarkojnë në Gjadër 40 emigrantë që kanë urdhër dëbimi

Mësohet se mes emigrantëve që mbërrijnë nesër në Gjadër, ka edhe shqiptarë.

Shkruar nga Versus
Marrëveshja me Italinë/ Nesër zbarkojnë në Gjadër
Foto: Emigrantët e parë të mbërritur në Gjadër

Ditën e nesërme pritet të mbërrijnë në Shëngjin dy anije me 40 emigrantë të paligjshëm të kapur në brigjet e Italisë të cilët do të strehohen në kampin e Gjadrit.

Mësohet se ndaj tyre, janë lëshuar urdhra dëbimi për t’u kthyer në vendlindjen e tyre, por në vend të kësaj, emigrantët do të mbërrijnë në Gjadër ku do të kenë afat qëndrimi deri në 18 muaj.

Në protokollin e firmosur mes Shqipërisë dhe Italisë thuhet se emigrantët e paligjshëm që do të strehohen përkohësisht në Gjadër, do të jenë ata të cilëve po u rishikohet kërkesa për azil, ndërsa këtë herë emigrantët e mbërritur e kanë të refuzuar kërkesën madje, ndaj tyre është dhënë urdhër dëbimi.

Disa ditë më parë, në Gjadër ishte ish-kryeministri italian Matteo Renzi i cili tha se një investim i tillë nuk ishte i nevojshëm dhe se kampe të tilla mund të ishin ndërtuar në Itali. Gjithsesi ai propozoi që kampi i Gjadrit të përdoret si burg për emigrantët shqiptarë të dënuar në Itali dhe jo si qendër emigrantësh të huaj. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: