AKTUALITET /

Marrëveshja me Italinë, niset anija e parë me emigrantë drejt Shëngjinit

Emigrantët e parë që vijnë në Shqipëri vijnë nga vendet të konsideruara si të sigurta dhe janë të gjithë meshkuj.

Shkruar nga Versus

Marrëveshja me Italinë, niset anija e parë me emigrantë

Anija Libra e Marinës është nisur drejt Shqipërisë për të sjellë grupin e parë të emigrantëve në qendrat e ngritura në Shëngjin dhe në Gjadër për t'iu nënshtruar procedurave të përshpejtuara kufitare. 

Në krye të nismës është Ministria e Brendshme.

Si fllim është kryer një kontroll në bord për personat që do të transferoheshin, për të verifikuar nëse ata plotësojnë kërkesat e kërkuara: të jenë me origjinë nga vende të sigurta dhe burra, shkruan media italiane Corriere della Sera.

Anija Libra u nis nga Lampedusa për në Shqipëri, por fillimisht ndaloi në bregun sicilian pasi shpëtoi një grup emigrantësh që ishin larguar nga bregu i Afrikës së Veriut.

Sipas protokollit në nëshkruar nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama, azilkërkuesit do të marrin një përgjigje brenda katër javësh dhe nëse përgjigja është pozitive ata do të transferohen në qendrat e pritjes në Itali, përndryshe ato do të kthehen në vendin e tyre të origjinës. 

Një procedurë, krahasuar me ato të parashikuara deri më sot, u përshpejtua ndjeshëm. 

Komisioni i kryesuar nga prefektura e Romës do të shqyrtojë kërkesat, intervistat do të zhvillohen me video ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë. /Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: