
Tiranë- Prokuroria e kryeqytetit ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të 20 vjeçarit Ermes Hoxhalli i cili akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim të qindra studentëve, mësuesve dhe zyrtarëve duke i bërë këta të fundit të besonin se mund të pajisjeshin me bursa studimi dhe udhëtim falas për në SHBA.
I riu nga Devolli ishte student në Akademinë e Arteve dhe duke u fshehur pas një profili me emër vajze “Klea Rama”, 20 vjeçari duke përdorur programin “Let’s talk together about US” kishte arritur të mashtronte edhe zyrtarë të ministrisë së Arsimit duke premtuar bursa studimi për nxënës të ndryshëm.
Për rastin, pati një reagim edhe nga ana e ambasadës amerikane ku pavarësisht se nuk kishte një shifër zyrtare që i riu mund të ketë përfituar nga personat që kanë rënë pre e mashtrimit, theksohej se ai kishte arritur të falsifikonte vulën e ambasadës duke bërë që edhe zyrtarë të ministrisë së arsimit të binin pre kësaj skeme. Versus.al







