Personi që shihni në foto është 20 vjeçari Ermes Hoxhalli i cili u arrestua nga policia nën akuzën si organizator i një skeme mashtrimi me bursat në SHBA nëpërmjet projekteve të ashtuquajtura “Let’s Talk Together about US23” and “Let’s Talk Together about US 24”, pre e të cilave kanë rënë edhe mësues dhe zyrtarë të ministrisë së Arsimit.
Hoxhalli kishte përdorur profilin me emrin "Klea Rama" për të komunikuar me nxënës maturantë të cilët i mashtronte duke u thënë se mund të përfitonin bursa falas, skemë mashtrimi të cilën e kishte ngritur muaj më parë.
Skemën e mashtrimit e denoncoi edhe Ambasada e SHBA muaj më parë duke sqaruar se nuk ofronte një shërbim të tillë për bursa falas drejt SHBA për nxënës dhe mësues. I riu, student i Akademisë së Arteve dyshohet se ka bashkëpunuar me zyrtarë të ministrisë së Arsimit për realizuar këto programe mashtruese. Për arrestimin e tij reagoi edhe ambasada amerikane duke bërë me dije se i riu kishte arritur të falsifikonte vulat e zyrtarëve të ambasadës dhe kështu mashtronte zyrtarë të ministrisë së Arsimit.
Hetimet për zbardhjen e skemës së mashtrimit kanë zgjatur rreth 6 muaj. Versus.al







