AKTUALITET /

Mbështetja për projektligjin e 'Barazisë Gjinore', kërcënohet deputetja e Partisë Socialiste: Do të presim kokat e fëmijëve!

E ftuar në News24, ajo tha se kërcënimet kanë ardhur si pasojë e qëndrimit të saj në mbështetje të projektligjit për Barazinë Gjinore.

Shkruar nga Versus

Mbështetja për projektligjin e 'Barazisë Gjinore',

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka bërë të ditur se është përballur me kërcënime, të cilat kanë përfshirë edhe fëmijët e saj. E ftuar në News24, ajo tha se kërcënimet kanë ardhur si pasojë e qëndrimit të saj në mbështetje të projektligjit për Barazinë Gjinore.

Sipas Luarasit, debati publik dhe politik në vend shpesh karakterizohet nga fyerje e sulme verbale, por këtë herë situata ka tejkaluar çdo kufi.

Ajo deklaroi se i ka denoncuar kërcënimet dhe shtoi se nuk e kupton pse mbrojtja e familjes shihet si një qëndrim kundër saj, duke theksuar se si nënë e ndjen thellësisht rëndësinë e vlerave familjare.

“Kemi qenë pjesë e debateve publike dhe politike. Në një farë mënyrë duket sikur jemi mësuar me kulturën e sharjeve dhe fyerjeve. Por këtë herë ka qenë si asnjëherë më parë sepse kam marrë kërcënime me vdekje, për prerje të kokave të fëmijëve.

Patjetër që i kam denoncuar. Më thuaj kush është kundër familjes? Për çfarë arsye Iris Luarasi të mos respektonte familjen. Unë jam nënë dhe nuk do të doja të më thërrisnin prindi 1 dhe 2.”, tha ajo.

Poll