Gjykata e Korçës ka vendosur të lirojë Kevi Muçllarin, 27-vjeçarin që u arrestua pas një përleshjeje fizike me këshilltarin demokrat Engjëll Shytin, brenda ambienteve të Këshillit Bashkiak të Pogradecit. Trupi gjykues vendosi të mos caktojë asnjë masë sigurie ndaj tij.
27 vjeçari u përfshi në një konflikt me këshilltarin Ëngjëll Shytin dy ditë më parë gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak në Pogradec.
View this post on Instagram
I riu në një pronocim për mediat u shpreh se ishte këshilltari Shyti ai i cili e kishte kërcënuar dhe ofenduar, megjithatë policia arrestoi 27-vjeçarin me pretendimin se ka kryer veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
View this post on Instagram
Ngjarja ndodhi për shkak se në mbledhjen e këshillit bashkiak të Pogradecit u miratua vendimi që toka që toka kullotësore në fshatin Cërrave me sipërfaqe 34.660 ha të jepet me qira për panele diellore ndërsa banorët e kundërshtuan dhe në sallë shpërthyen debate deri në dhunë fizike./ Versus.al
