AKTUALITET /

Pamjet e atentatit në Rinas, të vetmet prova në prokurori! Do të vendoset nëse i kalon SPAK-ut për hetim

Shkruar nga Versus
Pamjet e atentatit në Rinas, të vetmet prova në prokurori! Do
Fotomontazh: Momenti i atentatit, viktima Gilmando Dani dhe i plagosuri Muçi Shaljani

Kur kanë kaluar 48 orë nga atentati mafioz në Rinas, policia e shtetit nuk ka asnjë pistë mbi autorësinë dhe shkaqet e ngjarjes. Kjo konfirmohet nga referimi që uniformat blu kanë bërë në Prokurorinë e Tiranës, ku të vetmet prova që janë dorëzuar janë pamjet filmike. Me hetimet po merret aktualisht prokurori Adriano Dyrmishi i cili ka qenë i gatshëm dhe ka qenë në vendin e ngjarjes.

Pas verifikimit të të gjitha materialeve, Prokuroria e Tiranës do të vlerësojë nëse do e kalojë dosjen për kompetencë në SPAK. Ndërkohë refuar informacione nga grupi hetues, rezulton se automjeti i përdorur nga autorët e vrasjes së Gilmando Dani dhe plagosjen e shoferit (agjentit të Muçi Shaljani), një tip “Toyota”, është vjedhur njësoj si targat në Greqi. Përkatësisht makina është vjedhur në tetor 2023 ndërsa targat në tetor 2024. Janë pyetur rreth 15 persona për ngjarjen, në cilësinë e pasjes dijeni ndërsa një mori personash të tjerë që nuk janë gjetur në adresat përkatëse, pasi janë njohur me interesin e grupit hetimor për tu pyetur, janë paraqitur vullnetarisht për të dhënë deklarime. Për asnjë prej tyre deri tani nuk rezulton të ketë të dhëna që mund të jenë implikuar dhe janë lënë të lirë. Gjendja e Shaljanit që ndodhet në Spitalin e Traumës paraqitet e njëjtë dhe deri tani pavarësisht përpjekeve të mjekëve nuk është përmendur.

Poll