Të enjten, më 20 nëntor, në orën 10:00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Ky do të jetë takimi i parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i jep mundësinë kryebashkiakut Erion Veliaj të vazhdojë detyrën.
Ende nuk është bërë zyrtare rendi i ditës dhe çështjet që do të diskutohen gjatë mbledhjes.
Veliaj ishte shkarkuar më parë nga Këshilli Bashkiak, në një mbledhje të jashtëzakonshme ku vendimi u miratua me 51 vota pro. Shkarkimi kishte ardhur pas një propozimi publik të kryeministrit Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste.Versus.al
