AKTUALITET /

Me pistoletë në makinë, kapet në Tiranë "i forti" i klanit Duka! I arrestuar më parë për vrasjen e Santiago Malkos

Në pranga ra edhe shoku i tij, shoferi Marsel Dobi për moskallëzim krimi.

Shkruar nga Versus
Me pistoletë në makinë, kapet në Tiranë "i
Foto: Elvis Gaçaj, i njohur me nofkën "gabeli"

Tiranë- Mbrëmjen e djeshme forcat e posaçme “Shigjeta” kanë arrestuar në rrugën "Ramazan Demneri" 50 vjeçarin Elvis Gaçaj, i njohur me nofkën “Gabeli” anëtar i klanit Duka.

Elvis Gaçaj, i dënuar disa herë më parë për armëmbajtje pa leje është kapur në mjetin tip “Volksëagen” që drejtohej nga miku i tij M.D teksa mbante me vete armë zjarri dhe kanabis.

“Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.2 u arrestuan në flagrancë shtetasit: E.G, 50 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” si dhe Marsel Dobi, 40 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi””- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

50 vjeçari ka qenë një prej të arrestuarve si i dyshuar për përfshirjen në vrasjen e Santiago Malkos në 2019-ën, një prej njerëzve më të afërt të Ervis Martinajt me të cilin vëllezërit Leonard dhe Elis Duka kishin patur konflikte për lojërat e fatit. Versus.al

Poll