AKTUALITET /

Megaoperacion në Kosovë / 16 serbë të arrestuar, prej tyre 4 oficerë aktivë të sigurisë së Serbisë

Janë gjetur dëshmi që i lidhin ata me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe, si dhe me anëtarë të grupit terrorist të Banjskës. Grupi i parë prej katër personash është ndaluar në Gjakovë. Grupi i dytë, me 12 persona, është ndaluar në Prizren, teksa po qëndronin në ambientet e Seminarit Ortodoks të Bogosllavisë. Edhe në këtë grup janë identifikuar dy oficerë aktivë të shërbimeve serbe.

Shkruar nga Versus

Megaoperacion në Kosovë / 16 serbë të arrestuar, prej tyre 4

Në një operacion të përbashkët të zhvilluar nga organet e sigurisë në datat 5 dhe 6 prill, janë ndaluar gjithsej 16 persona të ndarë në katër automjete me targa të Kragujevcit të Serbisë. Katër prej tyre rezultojnë të jenë oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë serbe.

Siç ka njoftuar ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, sipas të dhënave fillestare, dyshohet se grupet kishin për qëllim mbledhjen e informacioneve për vende të mundshme në Kosovë.

Janë gjetur dëshmi që i lidhin ata me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe, si dhe me anëtarë të grupit terrorist të Banjskës.

Grupi i parë prej katër personash është ndaluar në Gjakovë.

Në automjetin e tyre janë gjetur fotografi me hartën e Republikës së Kosovës, fotografi të terroristëve të vrarë në Banjskë, dy thika, një sopatë dhe një dritë rotative.

Me vendim të prokurorit, ata janë ndaluar për 48 orë.

Megaoperacion në Kosovë / 16 serbë të arrestuar, prej tyre 4
Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla

Grupi i dytë, me 12 persona, është ndaluar në Prizren, teksa po qëndronin në ambientet e Seminarit Ortodoks të Bogosllavisë. Edhe në këtë grup janë identifikuar dy oficerë aktivë të shërbimeve serbe.

Hetimet paraprake kanë zbuluar lidhje të afërta familjare të njërit prej të ndaluarve me anëtarin e grupit terrorist të Banjskës, Nemanja Radivojević, i njohur me nofkën “Gandi”, ndërsa një tjetër ushtarak i ndaluar është i afërt me ish-gjeneralin e inteligjencës serbe, Jovan Milanović, i përfshirë në rrjedhjen e të dhënave të NATO-s para bombardimeve në vitin 1999.

“Hetimet paraprake kanë konfirmuar se një zyrtar i policisë serbe me gradë të togerit policor, ka lidhje të afërta familjare me anëtarin e grupit terrorist të Banjskës, Nemanja Radivojevic, nofka “Gandi”. Ky i fundit është i afërt i Vladimir Radivojevic, nofka “Mami”, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e rreshterit policor të Kosovës, Afrim Bunjaku.  Zyrtari tjetër ushtarak, i cili bartë gradën e kapitenit të klasit të parë, është lidhje e ish-gjeneralit të inteligjencës ushtarake serbe, Jovan Milanovic, i njohur për përfshirjen në rrjedhjen e të dhënave të NATO-s para bombardimeve mbi caqet serbe”, ka njoftuar ai.

Ai ka theksuar se dyshohet që strehimi në Seminarin Ortodoks mund të jetë tentativë për të shfrytëzuar institucione fetare si mbulesë, apo për të provokuar tensione ndëretnike dhe fetare në vend.

Sveçla, ka deklaruar se hetimet do të vazhdojnë dhe qytetarët janë ftuar të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: