Shkodër- Dy roje pyjesh janë vënë nën hetim nga policia për shpërdorim detyre pas zbulimit dhe asgjësimit të 2943 bimëve narkotike në disa njësi administrative.
Konkretisht V.P roje pyjesh dhe A.K roje e zonave të mbrojtura janë nën procedim penal pasi dyshohet se shpërdoruan detyrën duke lejuar kanabisimin e disa zonave në Pult Shosh, Kastrat, Gruemirë, Temal dhe Shllak.
Policia ka asgjësuar bimët narkotike të kultivuara në territor të pyllëzuar, ndërsa autorët ende nuk janë kapur. Versus.al







