AKTUALITET /

Minatori humbi jetën në krye të detyrës, nën hetim administratori, drejtuesi teknik dhe përgjegjësi i turnit

Minatori Syrja Bego humbi jetën dje teksa ishte duke punuar në minierën e Katjelit në Përrenjas.

Shkruar nga Versus
Minatori humbi jetën në krye të detyrës, nën hetim
Foto ilustruese

Minatori Syrja Bego humbi jetën dje teksa ishte duke punuar në minierën e Katjelit në Përrenjas.

Lidhur me ngjarjen policia ka marrë nën hetim adminitratorin e minierës, drejtuesin teknik si dhe përgjegjësin e turnit. Ata akuzohen për veprën penale ‘shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’.

Njoftimi i policisë:

Librazhd/Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur, në fshatin Katjel, ku gjatë punës në minierën e kromit ka rrëshqitur një masiv minerali, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi S. B., 57 vjeç, grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë ka vijuar veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për administratorin e minierës, shtetasin G. B., 56 vjeç, drejtuesin teknik shtetasin H. K., 62 vjeç dhe përgjegjësin e turnit shtetasin G. K., 62 vjeç.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.“, thuhet në njoftimin e policisë. Versus.al

Poll