AKTUALITET /

Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku paraqitet në SPAK

Mazniku është denoncuar më herët për korrupsion.

Shkruar nga Versus
Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku paraqitet në SPAK
Arbjan Mazniku mbërrin në SPAK

Ministri i Shtetit për pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Ende nuk dihen arsyet e paraqitjes së Maznikut në SPAK, por kujtojmë se në 2021-in, GJKKO i kërkoi SPAK-ut të hetonte Maznikun për denoncimin e bërë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ku Mazniku akuzohet për korrupsion gjatë kohës që ka mbajtur postin e nënkryetarit të bashkisë së Tiranës. Versus.al

Poll