
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Skënderbeu” në Golem, ku ka humbur jetën një këmbësore.
Policia njofton se një 19-vjeçar, i identifikuar me inicialet R.F., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet të ketë humbur kontrollin për shkak të lagështirës në rrugë dhe ka përplasur këmbësoren Sh.Sh., 56 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, 56-vjeçarja ka ndërruar jetë në vend.
Grupi hetimor ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
