AKTUALITET /

Mund të ketë përmbytje, bashkia e Vlorës paralajmëron shoferët për reshjet e shiut: Mos parkoni në këto zona

Shkruar nga Versus

Mund të ketë përmbytje, bashkia e Vlorës paralajmëron

Bashkia e Vlorës ka dalë me një njoftim zyrtar ku u kërkon qytetarëve që të kenë kujdes për zonat ku parkojnë makinat për shkak të reshjeve të shiut që pritet të përfshijnë qytetin në orët vijuese.

“Në orët në vijim,  qyteti i Vlorës pritet të përfshihet nga reshje shiu me intensitet të lartë. Bëni kujdes, mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë si:

"Albano&Romina"

Biblioteka Publike

Pranë Kishës Orthodhokse

Në "Skelë" te dykalimshi

Grupet tona të Ujësjellës Kanalizime dhe Bashkisë së Vlorës, do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme.  Nëse hasni problematika nga reshjet e shiut ????️ me prezencë të ujit, na kontaktoni:

EMERGJENCAT: 127,128,129

FACEBOOK: Ujësjellës Kanalizime Vlore

INSTAGRAM: uk_rajoni_vlore

FACEBOOK: Bashkia Vlorë”- thuhet në njoftimin e bashkisë.

Kujtojmë se në fillim të tetorit, Vlora u përmbyt në disa zona të ndryshme duke bërë që uji të vërshonte nëpër rrugë për shkak të mos pastrimit të kanalizimeve. Pëmbytjet shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale për banorët, ndërsa shumë prej tyre i kaluan netët në qiell të hapur. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: