
Një shtetas me iniciale R.H ka humbur jetën ditën e sotme, pasi u asfiksua nga zjarri që ndezi në tokën e tij, në Sukth.
75 vjeçari, kishte ndezur zjarrin për të djegur mbetjet e prodhimeve bujqësore.
Si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur dhe në përpjekje për të shuar flakët ai është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ Versus.al







