MAGAZINË /

"Ndihesha xheloz për Arbana Osmanin dhe Ledion Liçon", Turjan Hysko rrëfen të pathënat e tij

Shkruar nga Versus

"Ndihesha xheloz për Arbana Osmanin dhe Ledion Liçon",

Regjisori Turjan Hysko gjatë një interviste në podcastin e Dalina Buzit ka folur për pengjet e tij profesionale dhe dëshirat apo xhelozitë që ka ndjerë përgjatë karrierës së tij 20 vjeçare në media.

Ai shprehu pengun profesional që ende nuk ka qenë në Top Channel për të mbyllur ciklin e plotë të karrierës së tij.

“Një nga pengjet profesionale që kam është që nuk kam njohur Tan Hoxhën. Në aspektin, si strukturë flas. Unë nuk kam shkuar akoma në Top Channel, për ta mbyllur ciklin e plotë të televizioneve.”

Ndërsa u tregua i hapur edhe për emisionet televizive të cilat ka pasur dëshirë t’i prezantojë, si “Kënga Magjike”, “Big Brother” dhe “Top Fest”:

“Kur unë shihja Top Fest-in, Këngën Magjike apo Big Brother-in, aty më kapte trishtimi. Arbana ka qenë fantastike, Ledioni ka qenë shumë i zoti në atë gjënë e vet, Goni me Amin, me Xhemi kanë qenë shumë të fortë me Portokallinë, Arditi s’diskutohet. I shihja dhe më vinte shumë inat, se e dija që e kisha kapacitetin për ta ‘kafshuar’ atë skenë. Thjesht më vinte shumë inat, të nesërmen pastaj, kthehesha në punë.

Të jem i sinqertë, kur shihja Arbanën, Ledionin, kush e bënte Top Fest-in atëherë, ndihesha xheloz, shumë. Sepse e dija dhe muzikën si funksiononte. Ndihesha xheloz në atë kohë, tani jo. Ika [nga televizioni] se nuk kisha çfarë të bëja më. Unë nuk kthehem më në televizion pa e patur punë të tretë”- u shpreh më tej Hysko. Versus.al

Poll