Shkodër- Një konflikt me thika dhe sende të forta ka ndodhur paraditen e sotme mes tre personave pranë shkollës së mesme të gjuhëve të huaja “Shejnaze Juka”.
Si pasojë e konfliktit në lagjen “Kongresi i Përmetit” kanë mbetur të plagosur me thikë dhe sende të forta, të tre të cilët janë transportuar për në spitalin rajonal ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ngjarja vjen pak ditë pasi një 15 vjeçar ndërroi jetë si pasojë e plagosjes me thikë gjatë sherrit me një 14 vjeçar. Më herët ishin shënuar edhe 2 viktima të tjera të rasteve të ngjashme. Ajo çfarë mbetet shqetësuese është mungesa e reagimit të fortë të institucioneve përballë krimeve mes të miturve dhe adoleshentëve. Versus.al


