AKTUALITET /

Në gusht u ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në qeli Julian Meçajn! Akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit në Durrës

Meçaj akuzohet për atentat ndaj ish-prokurorit të Durrësit dhe ndaj "Rrumbi të Shijakut".

Shkruar nga Versus
Në gusht u ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në qeli Julian
Ish-anëtari i bandës së Durrësit Julian Meçaj

Julian Meçaj është lënë në arrest me burg në seancën gjyqësore të mbajtur sot në Gjykatën e Posaçme. Ndaj tij rëndon akuza e organizimit të atentatit ndaj ish-prokurorit të Durrësit Arjan Ndoji, ku mbeti i vdekur shoferi i këtij të fundit, Andi Maloku.

Meçaj u ekstradua në gusht nga Dubai së bashku me Plarent Dervishajn, të dy të akuzuar për të njëjtën ngjarje kriminale, ndërsa të dy njihen si ish-anëtarë të bandës së Durrësit.

Përveç atentatit ndaj ish-prokurorit Ndoji, Meçaj akuzohet edhe për tentativën e vrasjes së Pëllumb Muharremit i njohur ndryshe si "Rrumi i Shijakut" i cili udhëtonte me prokurorin në të njëjtën makinë. 

Meçaj dhe Plarent Dervishaj u ekstraduan nga Dubai në mënyrë të papritur, pa vendimin e një gjykate. Kjo për shkak se të dy ishin përfshirë në një përplasje fizike me persona të tjerë dhe pretendohej se u rrezikohej jeta. Me t'u kthyer në Shqipëri, Julian Meçaj pretendoi para gjyqtarëve se kishte ardhur vullnetarisht të përballej me akuzat që rëndojnë ndaj tij. Ndërsa Dervishaj e cilësoi transportimin e tij drejt Shqipërisë si një rrëmbim. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: