
Elbasan- Prindërit në Gramsh kanë dalë në një protestë për ngjarjen e ndodhur në një kopsht të qytetit ku 17 fëmijë janë infektuar me salmonelë. Të shqetësuar ata kërkojnë llogari nga institucionet për ngjarjen e ndodhur, ndërsa shprehin frikën se numri i të helmuarve mund të jetë edhe më i madh.
Njëri prej prindërve tha se po intimidohen nga punonjësit e administratës në mënyrë që të mos i japin zë këtij skandali me helmimin e vogëlushëve.
“Në vend që të bërtasim ne se na kanë helmuar fëmijët, dalin këta e intimidojnë thonë mos dilni në protestë. U bëj thirrje që të zbardhet kjo ngjarje se ka të paktën 10 ditë që vijnë e na intimidojnë njerëzit. Ne nuk e kemi çështje politike këtë, por qytetare. Policia e kishte marrë lajmin nga rrjetet sociale. Si mund të vish ta marrësh pas 8 ditëve të marrësh analiza e të presësh përgjigjie. Këtë donin ta mbyllnin, por falë mediave e prindërve kjo ngjarje u zbardh. Dje thonin janë 4 të infektuar, tani dolën 14. Mund të jenë edhe më shumë, mund të na i fshehin”- u shpreh njëri prej prindërve. Versus.al







