AKTUALITET /

Nga sot kreu i SPAK merr edhe kompetencat e Komisionerit Publik! Përfaqëson çështjet e apeluara

Shkruar nga Versus

Nga sot kreu i SPAK merr edhe kompetencat e Komisionerit Publik!

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani merr sot kompetencat e Komisionerit Publik në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Mandati i komisionerëve publikë mbaroi më 31 dhjetor të vitit të kaluar. Ndërsa që prej ditës së sotme çështjet e apeluara në KPA nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar, do të përfaqësohen nga Altin Dumani.

Mandati i vazhdimit të vettingut në shkallën e dytë ka si afat muajin qershor të vitit 2026. Gjatë këtyre 6 viteve, në shkallën e parë u kontrolluan 805 funksionarë, 268 prej të cilëve nuk u konfirmuan në detyrë, pa llogaritur 100 prej tyre të cilët u dorëhoqën.

Aktualisht në KPA kanë mbetur 42 gjyqtarë dhe prokurorë, kërkesat e të cilëve do të shqyrtohen. Ndërsa në Gjykatën e Strasburgut kanë bërë padi 130 gjyqtarë dhe prokurorë të cilët janë shkarkuar në Shqipëri. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: