AKTUALITET /

''Po mbronte vëllain e tij të vogël'', detaje nga vr*sja me th*kë e shqiptarit që u përplas me grupin nga Afrika e Veriut

Për ngjarjen po hetohen 2 të rinj, njëri nga Tunizia dhe tjetri nga Maroku, por për përleshje janë përfshirë edhe të tjerë persona me origjinë nga Afrika e Veriut.

Shkruar nga Versus
''Po mbronte vëllain e tij të vogël'', detaje
I riu shqiptar që humbi jetën, Hekuran Cumani

Itali- Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur disa ditë më parë në Perugia ku 23 vjeçari shqiptar u vra me thikë duke u goditur disa herë gjatë një sherri banal në parkingun e universitetit.

Sipas dëshmive të të pranishmëve në përleshje, Hekuran Cumani u përoq të mbronte vëllain e tij më të vogël gjatë momentit që po ndodhte përplasja me grupin tjetër të të rinjve me origjinë nga Afrika e Veriut.

Vëllai i Hekuranit i cili gjithashtu mbeti i plagosur, ka deklaruar në polici se nuk e kishte parë se kush e kishte goditur vëllain e tij dhe të njëjtën gjë kanë deklaruar edhe të rinjtë e tjerë të pranishëm.

Hetuesit dyshojnë për një heshtje të qëllimshme nga dëshmitarët, pasi versionet e ngjarjes janë të paqarta dhe shpesh kontradiktore.

Nën hetim janë vënë disa persona përfshirë një 18 vjeçar me origjinë nga Maroku që jeton në Ponte San Giovanni i cili akuzohet për kërcënime të rënda dhe mbajtje të thikës e mjeteve prerëse të ftohta. Një tjetër i ri me origjinë tuniziane po përballet gjithashtu me të njëjtat akuza. Versus.al

Poll