
Pas Fierit, një tjetër rast i dhunës seksuale në familje është raportuar në Lezhë.
Policia e Lezhës, bëri me dije se një 55-vjeçar është arrestuar, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, vetëm 14 vjeçe, brenda banesës.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B. B., 55 vjeç, banues në lagjen “Gurra”, Lezhë.
Sipas njoftimit zyrtar nga Policia, i dyshuari akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, vetëm 14 vjeçe, brenda banesës.
Rasti është referuar menjëherë në Prokurori dhe materialet procedurale janë dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për vijimin e mëtejshëm të veprimeve ligjore.
Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia./Versus.al







