AKTUALITET /

Operacioni “Bicycle 3”, arrestohet 'tmerri' i biçikletave në Durrës

Policia nuk përjashton mundësinë që S.T. të ketë qenë më aktiv sesa pranohet deri tani, ndaj pritet që lista e biçikletave “të zhdukura” të shtohet ende.

Shkruar nga Versus
Operacioni “Bicycle 3”, arrestohet 'tmerri' i
Foto ilustruese

Në Durrës, qytetin ku biçikleta shpesh është "mbretëreshë" e rrugëve të ngushta dhe trotuareve plot trafik, policia ka vënë në pranga një burrë që, mesa duket, nuk e kishte me qejf të blinte të tijën. Në vend të kësaj, kishte vendosur të “huazonte” biçikleta... pa pyetur!

S.T., 36 vjeç, banues në Durrës, u arrestua si auori i dyshuar i të paktën 8 vjedhjeve biçikletash të ndorhura në zona të ndryshme të qytetit bregdetar. Policia i vuri prangat 36-vjeçarit në operacionin e koduar “Bicycle 3”.

Policia nuk përjashton mundësinë që S.T. të ketë qenë më aktiv sesa pranohet deri tani, ndaj pritet që lista e biçikletave “të zhdukura” të shtohet ende.

Materialet tashmë janë dërguar në Prokurori dhe çështja do të vazhdojë në gjykatë, ndërkohë që S.T. me siguri do ketë kohë të mendojë në qeli e ta marrë malli për biçikletat  "e tij"...

Poll