
Ndërkohë që dje u njoftua lëshimi i dhjetëra masave të sigurisë për personat e përfshirë në skandalin e transportit të mbetjeve toksike të kompanisë “Kurum”, 102 kontejnerët plot me mbetje të rrezikshme për shëndetin e shqiptarëve, kanë mbetur të izoluar në Porto Romano prej më shumë se një viti.
Autoritetet ende nuk dinë se çfarë të bëjnë me to. Ndërsa operacioni për masat e sigurisë të lëshuara nga prokuroria e Durrësit për personat e përfshirë, është ende në vijim.
Deri më tan inga 33 masat e sigurisë të lëshuara, janë ekzekutuar vetëm 20 prej tyre. Bëhet fjalë për 26 masa sigurie “arrest me burg” dhe 7 masa sigurie ‘arrest shtëpie’ për punonjësit e kompanive të cilat shkelën legjislacionin shqiptar dhe ndërkombëtar mbi trajtimin e eksportimin e mbetjeve të rrezikshme. Dyshohet se operacioni u dekonspirua teksa ishte në zhvillim. Versus.al


