AKTUALITET /

Para të fshehura në lavatriçe, zbulohet baza e prostit*cionit në Pogradec! Arrestohet një kineze, në kërkim një tjetër

Shkruar nga Versus

Para të fshehura në lavatriçe, zbulohet baza e prostit*cionit

Një tjetër rast i ushtrimit të prostitucionit nga shtetaset e huaja në vendin tonë është zbuluar, këtë herë në Pogradec. Në pranga ka rënë 61 vjeçarja kineze Huan Fang e cila akuzohet se kishte përshtatur apartamentin e marrë me qira në ambient për ushtrimin e prostitucionit.

Në kërkim është shpallur një tjetër grua, po ashtu kineze e identifikuar si C.L 46 vjeçe.

Hetimet dy mujore të policisë zbuluan apartamentin e marrë me qira në lagjen nr.1. ndërkohë ka nisur procedimi në gjendje të lirë për pronarin L.Xh 33 vjeç i cili akuzohet për veprën penale “mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Gjatë kontrolleve u gjetën dhe sekuestruan shuma parash të valutave të ndryshme, kartëmonedha lekë të dyshuara të falsifikuara, që iu gjetën kinezes së arrestuar dhe 4 celularë.

Më herët në Durrës u zbulua gjithashtu një rast i ushtrimit të prostitucionit nga shtetase kineze të cilat kishin marrë apartament me qira për të ushtruar veprimtarinë e paligjshme. Versus.al

Poll