AKTUALITET /

Pengmarrja e bosit të call centerave, dorëzohet në polici Jurgen Neza! Veproi me vëllain dhe kushëririn

Shkruar nga Versus
Pengmarrja e bosit të call centerave, dorëzohet në polici Jurgen
Biznesmeni Florian Sulo, vëllezërit Jurgen dhe Kevin Neza

I shpalluri në kërkim për pengmarrjen e ndodhur më 31 mars, Jurgen Neza është dorëzuar në polici një ditë pas arrestimit të vëllait të tij Kevin Neza dhe kushëririt Hysen Neza, të cilët dyshohet se morën peng biznesmenin Florian Sula, i njohur ndryshe si “bosi i call centerave”.

Vëllezërit pretendojnë se Sula u kishte borxh një shumë parash të cilën nuk ua kishte dhënë dhe për këtë arsye ishin detyruar ta merrnin peng.

Pamjet treguan sesi Sula u rrëmbye në një parking të Tiranës dhe më pas u dërgua në një magazinë të Xhafzotajt në Durrës ku u dhunua për disa orë. Ka qenë vetë biznesmeni që bëri denoncimin në polici. Versus.al

Poll