AKTUALITET /

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë! Zjarri merr përmasa të mëdha, rrezikohen banesat

Kjo është një situatë e përsëritur në fushën e mbetjeve të Vlorës.

Shkruar nga Versus

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë! Zjarri merr

Vlorë- Një re e madhe tymi ka mbuluar qytetin gjatë orëve të para të mëngjesit si pasojë e flakëve në fushën e mbetjeve.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke bërë që të rrezikohen 5 banesa të cilat gjenden pranë fushës së mbetjeve. Flakët po përhapen për shkak të erës së fortë.

Shpesh herë fusha e mbetjeve përfshihet nga flakët të cilat çlirojnë tym toksik duke sjell dhe shqetësime për banorët e Vlorës por dhe për turistët. Duke qenë se kjo është një situatë e përsëritur, e vetmja zgjidhje sipas specialistëve është largimi i mbetjeve drejt lanfildit të Sherishtës.

Ndërkohë një ditë më parë kryeministri Edi Rama zhvilloi takime të shumta në qarkun e Vlorës, mes të cilëve edhe me operatorë turistikë për strategji të zhvillimit të turizmit. Por me këtë situatë të krijuar vazhdimisht në Vlorë, shumë turistë do kenë eksperiencë jo të bukur. Versus.al



 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: