
Pas rreth 2 vitesh punime, është hapur plotësisht segmenti prej 6 kilometrash i zgjeruar në rrugën Tiranë-Durrës. Bëhet fjalë për aksin nga hyrja e Tiranës e deri tek mbikalimi i Rinasit.
I pranishëm gjatë inspektimit për hapjen e rrugës ishte edhe kryeministri Edi Rama. Ndërsa ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi nënvizoi se rrugës i janë shtuar 2 korsi, njëra prej të cilave korsi emergjence.
Punimet për rrugën kishin nisur që prej vitit 2024. Më herët, Karakaçi ka deklaruar se së shpejti do të nisë edhe ndërhyrja për zgjerimin e pjesës tjetër të rrugës më të rëndësishme të vendit.
Shpesh kjo rrugë kthehet në ‘’makth’’ për shoferët për shkak të trafikut të madh të automjeteve dhe gjendjes tejet të amortizuar të rrugës. Versus.al

