AKTUALITET /

Përplasen dy automjete, katër të plagosur, dy në gjendje të rëndë

Shkruar nga Versus

Përplasen dy automjete, katër të plagosur, dy në gjendje

Dy automjete u përplasën pasditen e sotme në aksin Lezhë-Laç. Raportohet se si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur katër persona, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ambulanca dhe policia mbërritën menjëherë në vendngjarje, duke transportuar personat e plagosur në spital për ndihmë mjekësore.

Sipas Policisë Rrugore, rezulton se drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident, nuk kanë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për të zbardhur të plotë shkaqet e aksidentit rrugor./Versus.al

Poll